Kosova U-21 ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Andorrës për kualifikueset e Europianit. Vetëm 45 minuta i janë dashur dardanëve që drejtohen nga Prekazi, për të mbyllur historikun e takimit.
Mes golashënuesve ishte edhe sulmuesi Daku, që mund të përfundonte te Shqipëria. Një fitore e thellë që tregon se Kosova e Shaland nuk është një rastësi me rezultatet e saj, por ka një vijë llogjike që vjen nga moshat. /Shqiperia.ch/