
Shqipëria edhe pse është një vend i vogël, njihet për talentet e shumtë që ka në përbërje dhe njëkohësisht spikatin që në moshë të vogël. I tillë është edhe mbrojtësi i shkuadrës së të rinjve të Partizanit, Gentian Murati. Ai është vetëm 18 vjeç, me një fizik tepër gjigand për një qendërmbrojtës, afro 1.94 cm shtatlartë.
Murati gjithashtu është pjesë e Kombëtare tonë U-18. Shumë klube të ndryshme u vunë nën gjurmët e Muratit, ku në fund fitimtarja doli skuadra italiane e Udinezes, që i ka dhënë shansin e provës në korrik. Këta të fundit arritën të mposhtnin konkurencën e klubeve si Monako e Fiorentia, të cilat donin të merrnin shërbimet e mbrojtësit 18 vjeçar, por pa ia dalë mbanë. /Shqiperia.ch/