Sezonin futbollistik që lamë pas nuk kishte si të mungonte edhe protagonizmi i lojtarëve shqiptarë në kampionatet e ndryshme europiane. Ndër to, këtë herë ai që vlen për t’u veçuar, natyrisht është mesfushori 22 vjeçar, Milot Rashica.
Ky i fundit është pjesë e skuadrës gjermane e Verder Bremenit, teksa me jeshilët, ka mundur të zhvillojë një vit fantastik. Këtë sezon lojtari dardanas tregoi një paraqitje fizike tepër të lartë, ku në 30 ndeshje, ai arriti të shënonte 12 gola dhe duruar 6 asist, në Kupë dhe kampionat. Miloti ishte një nga lojtarët më deçiziv në ofensivën e Bremenit dhe njëkohësisht mori shumë lëvdata nga figura të shquara të futbollit gjerman, por jo vetëm.
Natyrisht që ky rendiment nuk mund të kalohej lehtë dhe pa u vënë re edhe në tregun e lojtarve, pasi tashmë vlera e kartonit të tij vlen pothuajse 3-fish nga çfarë ishte përpara një viti. Fillimisht lojtari i përfaqësueses së Kosovës vlerësohej për shifrën e 7 milion eurove, ndërsa tani, Rashica vlersohet plot 20 milionë euro. /Shqiperia.ch/