Kosova do të përballet ndaj Malit të Zi, në transfertën që do të luhet në 8 qershor. Me pritshmëri të lartë pritet kjo përballje, me dardanët që kanë shkëlqyer në drejtimin e Shaland.
Por këtë herë ndryshon disi historia, pasi tekniku zviceran i duhet të bëj pa disa futbollistë kryesor të skuadrën. Flasim për dy pikat kyçe të mesfushës, teksa Herolind Shala dhe Valon Berisha mbanin gjithë peshën në fushën e lojës.
Një vend të sigurt duket të ketë Halimi, ndërsa ende ka dyshime për aktivizimin nga minuta e parë të Rashkajt. Gjithë pjesa tjetër te Kosova është për t’u admiruar, me sulmin që bën diferencën nga gjithë formacioni, kur shohim emra si Celina, Zeneli, Rashica dhe Muriqi. /Shqiperia.ch/
Formacioni i mundshëm
Muriq
Kololli-Rrahmani-Aliti-Vojvoda
Halimi-Rashkaj
Celina
Zeneli-Rashica
Muriqi