Labinot Kabashi cilësohet si një nga talentet më të mëdha shqiptarë që gjenden në Europë. Futbollisti që ishte pjesë e Barcelonës U-19, është ndalur edhe nga dëmtimet në fillimin e karrierës së tij.
Por kjo nuk ka mjaftuar për futbollistin në fjalë, që të ngadalësoj hapat drejt suksesit. Së fundmi raportohet se Kabashi ka mbërritur në ekipin B të Barcelonës. Pra lojtari shqiptar ka bërë edhe një hap më shumë me ekipin ikonë të Spanjës.
Këtu duhet të kujtojmë se mesfushori është vetëm 19-vjeç, ndërsa nëse vazhdon me këto hapa, atëherë brenda 2 viteve të ardhshme mund të marrë edhe një ftesë nga ekipi i parë. /Shqiperia.ch/