
UEFA ka vendosur që gjyqtari skocez, Bobby Madden, të ndajë drejtësinë në takimin mes Islandës dhe Shqipërisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në mbrëmjen e 8 qershorit, në Reikjavik.
Futbollistët shqiptarë duhet të tregon shumë të kujdesshëm, pasi kryesori i takimit e ka pasion dhënien e kartonëve. Nëse mund ta quajmë kështu, pasi nxjerr mesatarisht 4-5 kartona për ndeshje. Kulmi i tij ka qënë në përballjen e vitit të shkuar për “Europa League”, atje ku janë dhënë 11 kartona të verdhë për 90 minuta, në takimin mes Sociedadit dhe Salzburgut. /Shqiperia.ch/