
Sa shumë vështirësi që ka kaluar Naser Aliji gjatë viteve të fundit. Një dhimbje familjare me ndarjen nga jeta të babait e rëndoi jo pak gjendjen e këtij futbollisti, që e kishte të vështirë të ringritjen në nivelet më të larta.
Gjithsesi, Aliji e bëri një gjë të tillë duke ia dalë krejtësisht i vetëm te Dinamo e Bukureshtit. Nuk është e lehtë një gjë e tillë, pasi flasim për skuadrën me histori të madhe në Rumani dhe për më tepër, trajneri i saj Mircea Rednic, ka një natyrë paksa të vështirë.
Mbrojtësi i Shqipërisë ka qënë një titullar i padiskutueshëm, ndërsa vlerësimi që vjen së fundmi nga Rumania është vërtet i lartë. Aliji është shpallur në formacionin ideal të kampionatit, sa i përket ndeshjeve të zhvilluar mbi fazën “Play-Out”. /Shqiperia.ch/