
Trajneri Reja bëri një stërvitje dhe grumbullim të veçantë te Shqipëria, që me debutimin e tij. Italiani zgjodhi që të shihte shumë lojtarë, duke i zgjatur datat e stërvitjes më shumë nga çfarë ishim mësuar zakonisht.
Lojtarët e pranishëm në Tropikal shpreheshin shumë të lumtur për mënyrën sesi praktikoheshin nê fushë me teknikun italian, pasi ishin më të lirë se me Panuçin.
Megjithatë në Frankfurt zbulohet edhe më shumë mënyra e stërvitjes për Rejan. Ky i fundit ka zhvilluar dy seanca stërvitore gjatë ditës së sotme, ndërsa e fundit ka zgjatur plotë 70 minuta. Në të janë praktikuar disa skema loje dhe aspekti taktik sesi futbollistët duhet të përballen me Islandën. /Shqiperia.ch/