You are here
Home > Kryefaqja > Babai i Lorik Canës ka dyshime për tradhëti: Pësoi 8 gola me Trepçën, shumë e çuditshme

Babai i Lorik Canës ka dyshime për tradhëti: Pësoi 8 gola me Trepçën, shumë e çuditshme

Pas akuzave të forta për mafian e futbollit dhe kurdisjet e ndeshjeve që ndodhin në Kosovë, presidenti i Vëllaznimit dhe njëkohësisht babai i Lorik Canës, Agim Cana, vazhdon me akuzat e tij. Këtë herë në shënjestër është vendosur vetë portieri i skuadrës, Altik Muhaxhiri. E gjitha kjo ndodhi pasi Vëllaznimi nuk arriti të ngjitej në elitën e futbollit të Kosovës, pas humbjes ndaj Trepçës.

Agim Cana është shprehur në “Sport Show” se portieri i skuadrës, ka pësuar në mënyrë të çuditshme tetë gola nga i njëjti kundërshtar dhe për këtë duhet edhe ndërhyrja e Prokurorisë.

“Portieri e ka ndihmuar gjyqtarin. Atë po e akuzojnë edhe tifozët e Vëllaznimit. Në dy ndeshje ndaj Trepçës ’89 i ka pranuar tetë gola dhe kjo gjë është e çuditshme. Për mendimin tim është portieri më i mirë në Kosovë.

Unë e di se ai po ndjehet shumë keq, prandaj do të ishte mirë që Prokuroria të merrte masa në mënyrë që edhe ai të jetë i qetë. Nuk po e akuzoj për kurdisje portierin”, ka thënë Agim Cana. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top