You are here
Home > Kryefaqja > Ajo që të gjithë i druheshin ndodh, një kapiten shqiptar do të luajë kundër Kosovës

Ajo që të gjithë i druheshin ndodh, një kapiten shqiptar do të luajë kundër Kosovës

Një lajm i mirë vjen pak ditë para ndeshjes së Kosovës me Malin e Zi, nëse mund të konsiderohet i tillë. Ylli i Atletiko Madridit, mbrojtësi Saviç, është dëmtuar dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në këtë përballje.

Gjithashtu ky futbollist kishte edhe shiritin e kapitenit nëse do të luante me Kosovën, pasi mungesa e Stevan Jovetiç është konfirmuar prej kohësh. Dardanët i gëzohen lehtësisë së punës për të arritur objektivin, por nga ana tjetër ndodh edhe ajo që të gjithë i druheshin.

Një kapiten shqiptar do të jetë në këtë përballje kundër Kosovës. Bëhet fjalë për Fatos Beqirajn, që luan me Jahmir Hykën te Netanja. Ky është futbollisti që do të marrë shiritin nëse nuk luan edhe Saviç, ndërsa ka premtuar se do të jap 100% nga vetja për të dalë me fitore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top