You are here
Home > Kryefaqja > Fantastike/ E bën të mundur vetëm sporti, Spanja e njeh Kosovën si vend të pavarur

Fantastike/ E bën të mundur vetëm sporti, Spanja e njeh Kosovën si vend të pavarur

Gjithnjë e më shumë Kosova po afirmohet në areën botërore, jo vetëm në futboll, por edhe në sportet e tjera. Është pikërisht Federata e Hendbollit të Kosovës, e cila ka kryer një punë mjaft të suksesshme në shtetin e Spanjës. Këta të fundit ende nuk e kanë njohur Kosovë si shtet të pavarur dhe për pasojë simbolet dardanase nuk i njohin.

Kjo gjë ka ndodhur deri ditën e sotme, pasi presidenti i FHK, Eugen Saraçi, ka takuar homologun e tij spanjoll, Paco Blazquez Garcia, në kongresin e mbajtur në vigjilje të kampionatit botërorë të grupmoshave që do të zhvillohet në Spanjë në muajin Korrik.

Të dyja palët, gjatë këtij takimi kanë gjetur konsensusin se gjatë zhvillimit të kampionatit, do të respektohen simbolet e shtetit të Kosovës. Ky fakt është konfirmuar edhe nga vetë presidenti i Federatës së Hendbollit Kosovë, teksa theksoi se gjatë zhvillimit të këtij kampionati, dardanasit do të përfaqësohen nga himni dhe flamuri i tyre shtetëror. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe faqa zyrtare e Federatës së Hendbollit të Kosovës, teksa veçon faktin se Kosova do të përfaqësohet në këtë kampiomat botëror me të drejta të plota./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top