Kosova do të luajë në transfertë ndaj Malit të Zi, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. E gjithë vëmendja është e drejtuar te djemtë e Shaland, që kërkojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive edhe në takimin e rradhës.
Por kjo përballje do të jetë disi ndryshe, pasi vendasit janë të dënuar për të luajtur pa tifozë. Shumë opinionist sportiv e kanë quajtur si avantazh për Kosovën, që Mali i Zi ka stadium të boshatisur. Megjithatë trajneri Shaland ka një këndvështrim komplet tjetër në konferencën për shtyp, sipas asaj që raporton “Gazeta Expres”:
“Nuk më pëlqen të luaj kështu pa shikues, besoj që edhe futbollistëve nuk iu pëlqen. Do të ishte më mirë që të kemi shikues edhe nëse do të na kishin vërshëllyer gjatë gjithë kohës ata të Malit të Zi.
Me çfarë formacioni do të paraqitet Kosova? Unë preferoj 4-2-3-1, mund të luajmë edhe 4-4-2. Kemi zhvilluar lojë një kohë të gjatë me 4-2-3-1, po ashtu me 4-4-2, jemi të gatshme për të dyja sistemet. Por, mendoj se formacioni 4-2-3-1 na jep më shumë stabilitet në fushë. Megjithatë gjithçka varet prej kundërshtarëve. Tani më duhet të vlerësoj situatën, ekipin që kam, dhe më pas do të vendos”, ka thënë Shaland. /Shqiperia.ch/