You are here
Home > Kryefaqja > Akuzat e forta të babait të Canës, Federata e kërcënon: Çudi me mediat, e bëri për shfaqje

Akuzat e forta të babait të Canës, Federata e kërcënon: Çudi me mediat, e bëri për shfaqje

Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultatin 4-2 në “Play Off”, duke i dërguar këta të fundit në një ligë më poshtë. Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana, ka shpërthyer në akuza në dhomat e zhveshjes.

Ai u ka thënë lojtarëve që ishin duke lotuar për atë humbje, se duhej të ngrinin kokën, pasi nuk ia dilnin dot përballë mafias së futbollit në Kosovë. Kjo pasi kishte shumë pretendime sa i përket vendimeve të njëanshme nga kryesori i takimit.

Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet menaxherit të përgjithshëm, Erol Sallihu ka kërcënuar babain e Lorik Canës për dënimin që e pret pas asaj shfaqje në prononcimin për “Indeksionline”:

“Referimi nuk ka qenë perfekt. por në asnjë moment nuk ka ndikuar në ndeshje. Mendoj se Trepça 89 e ka fituar lojën me meritë, e para. Sigurisht që është shumë dëshpëruese për Agimin që ka dhënë kontribut, për shikuesit e flaktë etj, që nuk arritën të hyn në ligë. Duhet të përmbahemi nga deklaratat e tilla.

Agimi është profesionist e di se çfarë flet dhe mendoj që fjalët e tij kanë peshë. Është për tu çuditur pse i ka thirrë mediat brenda në zhveshtore. Ai ka pasur mundësi me ua thënë lojtarëve të vet e jo nëpër media. Ka qenë njërfarë shfaqje aty.

Më vjen keq që e ka thënë atë, por duhet të kuptohemi që kjo ka pasoja, sepse në fund të fundit po shihet që klubet janë ato që bëjnë dallavere apo kalkulime, mos të them kurdisje, sepse kur thua kurdisje duhet të kesh fakte.

Ka qenë një kampionat shumë i mirë deri në fund, por pak e kanë prishur këto deklarata të pamatura. Njerëzit ende nuk po e kuptojnë që ne i kemi komisionet e pavarura. Komisioni e hapë procedurën disiplonore, shkon në shkallë të dytë.

Prokurorin e kemi, taskë forcën. Agimi është i vetëdishëm për ato që flet edhe nuk duhet të çuditemi tani për procedurën që do të vazhdojë. Edhe pse në fakt është njeri i shkëlqyeshëm por njeri duhet me tregu veten në momente të vështira, me humb si sportist”, ka thënë Salihu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top