You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Pret kontratën profesionale të Kaiserslautern, Brahaj: Më do Kosova dhe Shqipëria, kjo është zgjedhja ime

Pret kontratën profesionale të Kaiserslautern, Brahaj: Më do Kosova dhe Shqipëria, kjo është zgjedhja ime

Andi Brahaj është një tjetër futbollist shqiptar për t’u pasur në vëzhgim në Gjermani. Futbollisti në fjalë është rritur së tepërmi te skuadra e Tus Kobelnz, ndërsa tashmë është duke pritur kontratën profesionale me Kaiserslautern.

Nisur nga interesimi i kësaj skuadre të njohur gjermane, Kosova dhe Shqipëria janë interesuar menjëherë për të marrë futbollistin. Në një rrëfim për “Insporti”, vetë Brahaj e pranon këtë fakt, ndërsa flet edhe mbi zgjedhjen e tij.

“Kontakte kemi pas dhe i kanë të dhënat e mija. Besoj që do të më ftojnë për sezonin e ri, sepse ekipi TuS Koblenz nuk është aq i madh dhe grupmoshat nuk bëjnë gara në Bundesligë. Mendoj që do të më ftojnë kur filloj të luaj për Kaiserlautern, sepse ata janë në nivel shumë të lartë dhe kështu mund ta ndihmojnë më shumë përfaqësuesen e Kosovës.

Me Shqipërinë kemi pas pak kontakte, janë të informuar që do ta ndryshoj ekipin, nuk e di çfarë do të ndodh me ta. Unë do e zgjidhja Kosovën, se prindërit e mi janë nga Kosova. Tash e kemi përfaqësuesen tonë dhe dua ti ndihmojë atyre për ti arritur qëllimet që i kanë për të ardhmen”.

Jam shumë i kënaqur, se për ekipin TuS Kobelnz kam luajtur për gjashtë vite dhe jam zhvilluar shumë. Në Kaiserslautern shpresoj të bëjë një sezon të mirë me U19 të Bundesligës, me shpresë që do të dal në ekipin e parë dhe të nënshkruaj kontratë profesionale”, ka thënë Brahaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top