You are here
Home > Futboll Bota > Ndarja nga jeta e spanjollit Reyes, shtyhet përballja mes Keidi Bares dhe Rei Manajt

Ndarja nga jeta e spanjollit Reyes, shtyhet përballja mes Keidi Bares dhe Rei Manajt

Ditën e djeshme futbolli ka mbajtur zi pas aksidentit që pësoi lojtari spanjoll Jose Antonio Reyes. Për pasojë, kjo ishte fatale pasi i kushtoi edhe jetën në moshën 35 vjeçare. Ai ishte pjesë e klubit spanjoll, Extremadura, e cila është pjesë e kategorisë së dytë spanjolle, teksa kjo ligë ende nuk e ka ulur siparin për këtë vit futbollistik.

Ndonëse ka mbetur edhe dy ndeshje nga fundi për të përcaktuar fatet e “La Liga 2”, Federata Spanjolle ka vendosur që sfidat e programuara për këtë fundjavë të shtyhen. Kjo për shkak të tragjedisë që pësoi sulmuesi spanjoll, ku i gjithë opinioni spanjoll, por jo vetëm, është tronditur nga ky lajm.

Pas këtij vendimi edhe “finalja” mes Albacetes dhe Malagës, atje ku do të luajnë Manaj dhe Bare, është shtyrë për t’u zhvilluar në 4 qershor. Të dyja këto ekipe kërkojnë një vend në “Play Off”, për të shpresuar në “La Liga”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top