
Trajneri i Liverpulit, Klop, nuk ndalet me mënyrën e tij origjinale të daljes për shtyp. Asnjëherë i mërzitshëm dhe gjithmonë origjinal me fjalët e tij. Këtë herë gjermani ia ka marrë këngës teksa jepte intervistën, duke improvizuar edhe këngën e njohur “Let’s talk about s*x baby”.
Klop e ka improvizuar tekstin në “Let’s talk about six baby”, duke iu referuar gjashtë titujve të “Champions League” që kanë fituar anglezët në histori. Padyshim që flitet për trajnerin më të mirë të momentit, që adhurohet shumë edhe për sjelljen e tij spontane. /Shqiperia.ch/