Vëllaznimi ka rënë nga elita në futbollin e Kosovës, duke u mundur nga Trepça me rezultatin 4-2. Por ky takim nuk ka kaluar i qetë, pasi nga krahu i skuadrës që ka humbur, kishte shumë akuza për gjyqtarin kryesor.
Madje situata ka mbërritur deri aty, aqsa presidenti i Vëllaznimit dhe babai i Lorik Canës njëkohësisht, Agim Cana, ka mbajtur një fjalim për lojtarët. Teksa të gjithë ishin në lot dhe të zhgënjyer nga ajo që ndodhi, presidenti i skuadrës u ka thënë futbollistëve të ngrenë kokën, pasi nuk kishin mundësi t’ia dilnin përballë mafias së futbollit. /Shqiperia.ch/