Tradita e finaleve po vazhdon sa i përket hyrjes së tifozëve në fushën e lojës. Gjithmonë ka ndodhur që në evenimentet më të shikuara, në fazën e fundit, sportdashësit të marrin rolin e protagonistit për të hyrë atje ku gjenden lojtarët.
Një gjë e tillë ka ndodhur në finalen e “Champions League”, ka vazhduar gjithashtu edhe në përballjen e fundit të Botërorit mes Francës dhe Kroacisë. Ndërsa në përballjen e sotme mes Totenhemit dhe Liverpulit, nuk është dashur të pritet gjatë.
Vetëm në minutën e 15 të takimit, një tifoze femër ka hutuar disi futbollistët, duke hyrë në fushën e blertë. Kamerat zyrtare e kanë bojkotuar atë, me rregullin që ka vendosur vetë UEFA, që njerëzit që bëjnë këto zgjedhje, të mos kthehen në qendër të vëmendjes. /Shqiperia.ch/
Lo mejor del partido #ChampionsLeague pic.twitter.com/o9IRagw8CU
— iPiojito (ง’̀–’́)ง🦅 (@iPichojos) June 1, 2019