You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri që e kërkon futbollin të luhet në muzikën “rock”, Klopi: Zoti është më i rëndësishmi për mua

Trajneri që e kërkon futbollin të luhet në muzikën “rock”, Klopi: Zoti është më i rëndësishmi për mua

Kur jemi pak minuta para finales së “Champions League”, vëmendja e sportdashësve përqendrohet padiskutim te Liverpuli dhe Totenhemi. Nëse për këta të fundit është surprizë mbërritja deri në këtë pikë të turneut, nga ana tjetër, anglezët këtë herë nuk duan të dalin vetëm me medaljen e argjendit nga finalja.

Jurgen Klop është njeriu që pritet të vendos fatin e këtij “Champions League”, megjithëse nuk mundet të hyjë në fushë për të shënuar. Është pikërisht njeriu që vetë është shprehur se kërkon nga lojtarët e tij gjithmonë të luhet një futboll i hapur dhe i bukur, që të shënohet nga të gjitha drejtimet. “Unë jam një trajner që kërkoj futbollin e rëndë, atë “rock”. Nëse një ekip fiton 5-0 apo 6-0, bëhet e mërzitshme dhe më mirë shoh tenis”. Por trajneri gjerman, nëse kthehemi shumë pas në kohë, e ka pranuar edhe lidhjen e ngushtë me besimin festar.

“Unë jam i krishterë. Më duhet ta them, që besoj shumë edhe në Zot. Jam vërtet në duar të mira dhe të sigurta. Jam besimtar, por nuk dua të flas shumë rreth kësaj. Megjithatë kur dikush më pyet, unë i jap këto informacione. Jesusi është më pjesë e rëndësishme në historinë e çdo personi. Për mua, është një përgjigje e thjeshtë. Ai erdhi këtu me një mision të qartë”, ka thënë Klop. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top