Që prej verës së shkuar lojtari i përfaqësueses dardanas, Besar Halimi, u transferua nga kampionati gjerman ku ishte pjesë e Mainzit, në atë danez tek skuadra e Brondbyt. Me këta të fundit, këtë sezon Halimi nuk ka mundur të gjejë hapësirat e mjaftueshme për të qënë në fushën e blertë, edhe pse ka qënë në një kondicion të mirë fizik.
Këtë gjë 24-vjeçari nga Gjilani e vërtetoi edhe në ndeshjen e fundit të vlefshme për “play off” që kishte skuadra e tij e Brondyt, ku arriti të triumfonte me rezultatin 4-2 përballë Randers. Në këtë sfidë, shqiptari e nisi nga stoli, teksa edhe pse jo titullarë arriti të shënonte për ekipin e tij me një skemë fantastike.
Ndonëse finalizimi që kreu ishte tepër i rëndësishëm, mesfushori nuk u duk aq i lumtur për golin. Ashtu si edhe në rastin e Armando Sadikut kundër Bazelit, Halimi nuk ka festuar por ka hedhur vështrimin e inatosur drejt pankinës së tij. Me rastin e sulmuesit të Shqipërisë ndryshonte vetëm fakti se këtë herë nuk kishte të shara, por në fundin e ndeshjes nuk mund të fshihej mërzitja ndaj trajnerit: “Unë nuk luajta as në finalen e Kupës dhe jam i mërzitur sesi po sillen me mua. Nuk jam ndierë i mirëpritur nga trajnerët në këtë skuadër”, u shpreh Halimi. /Shqiperia.ch/