Futbolli nuk është politikë, por kjo e fundit nuk mund të qëndrojë dot pa u futur në këtë sport, duke parë numrin e madh të dashamirësve. Politika i pëlqen turmat e mëdha të njerëzve, edhe kur këta të fundit nuk duan t’ia dinë shumë për këtë pjesë.
Shumë herë i japin hapur probleme futbollistëve shqiptarë, vetëm sepse tregonin prejardhjen e tyre me shqiponjën. Së fundmi kjo ka ndodhur me lojtarin e Kosovës, Mërgim Vojvoda. Vetëm pak ditë më parë mbrojtësi u zyrtarizua te Standard Liege dhe zgjodhi që në zyrtarizim, të bënte shqiponjën.
Gjithsesi foto është fshirë shpejt nga rrjetet sociale nga ana e futbollistit, ndërsa “Vesti.rs” shkruan se kjo ka ardhur me kërkesën e futbollistit serb te ekipi belg, Milos Kosanovic. /Shqiperia.ch/