You are here
Home > Kryefaqja > Menaxheri i Kosovës është i çuditshëm: Vallci s’na hapi as telefonin për Austrinë, por ne do e presim

Menaxheri i Kosovës është i çuditshëm: Vallci s’na hapi as telefonin për Austrinë, por ne do e presim

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka folur në lidhje me rastin e Albert Vallcit. Mbrojtësi i Salzburgut ishte mes Shqipërisë dhe dardanëve, por në fund zgjodhi një të tretë, Austrinë.

Kjo e fundit e ka marrë mbrojtësin në listë për dy takimet e rradhës për kualifikueset e Europianit. Sipas asaj që raporton “Gazeta Expres”, Shala ka qënë i ftuar në emisionin “Favorit” ku është shprehur se futbollisti i ekipit austriak nuk i ka hapur as telefonin dhe nuk ka treguar korrektësinë e duhur. Por pavarësisht kësaj sjellje, Kosova është ende në pritje dhe shpreson që Austria të mos e aktivizojë Vallcin për asnjë minutë.

“Ne kemi qenë të parët që kemi rënë në kontakt me të dhe që e kemi kërkuar. Në muajin mars na pat thënë se do t’i presë edhe ndeshjet e qershorit për të vendosur, ndërsa kohëve të fundit nuk na hapi fare telefonin.

Do të ishte e udhës së paku të na njoftonte për vendimin për Austrinë, të cilin do ta respektonim. Por, ai nuk u tregua korrekt me Kosovën. Sidoqoftë, ne do ta presim ende, nëse nuk luan për Austrinë në ndeshjet e ardhshme dhe nëse e ndërron mendjen”, ka thënë Shala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top