You are here
Home > Futboll Bota > Durmishaj me shokë e këndojnë me sa kanë fuqi, Turqia i vërshëllen himnin Greqisë edhe në miqësore

Durmishaj me shokë e këndojnë me sa kanë fuqi, Turqia i vërshëllen himnin Greqisë edhe në miqësore

Turqia dhe Greqia kanë zhvilluar një ndeshje miqësore së bashku, e cila përfundoi me rezultatin 2-1. Një takim që u shërbente të dyja Kombëtareve për përgatitjet e kualifikueseve, por klima nuk ishte edhe aq miqësore.

Sapo kanë prekur fushën e stadiumit, grekët janë përballur me vërshëllimat e vendasve. Kjo ka kulmuar në momentin e himnit, atje ku turqit jo vetëm që nuk e kanë respektuar, por kanë vërshëlluar nga fillimi e deri në fund.

Ndërkohë lojtarët grekë e kanë kënduar himnin e tyre në mënyrë që të mbysnin disi vërshëllimat e të pranishmëve, megjithëse një gjë e tillë ishte e pamundur. Vetëm pak kohë si pjesë e Greqisë, por dukej se edhe Fiorin Durmishaj nga stoli i dinte më së miri fjalët e himnit të helenëve. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

(Video e siguruar nga “Shqiperia.ch”)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top