Kosova do të luajë dy ndeshjet të rëndësishme për muajin qershor sa i përket kualifikueseve të Europianit. Shumë dëmtime në rradhët e dardanëve, sidomos në aspektin e mesfushës.
Teksa jemi në këtë zhurmë dhe gjithë vëmendja e tifozëve është e fokusuar te këto përballje, mediat e gjejnë mënyrën e përfitimit. Në mbrëmjen e djeshme është shpërndarë gjerësisht lajmi edhe për dëmtimin e Amir Rrahmanit. Gjithsesi asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me lëndimin e lojtarit të Dinamo Zagrebit, pasi do të jetë i gatshëm në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë. /Shqiperia.ch/