
Endri Çekiçi i ka tejkaluar të gjitha parashikimet në Slloveni, duke marrë rolin e futbollistit vendimtar te Olimpik Ljubjana. Kjo skuadër ka grumbulluar disa fitoreve rradhazi, megjithëse për kampionatin ishte dorëzuar prej kohësh, pasi Maribor kishte kryer shkëputjen.
Por ndaj këtij kundërshtari ka një shans të mirë për hakmarrje, pasi do të luajnë sot në orën 20:15 finalen e Kupës. Mediat sllovene i kanë kthyer menjëherë sytë nga sulmuesi shqiptar, që po kalon një periudhë fantastike.
“Siol.net” që e ka intervistuar yllin e Ljubjanës dhe shkruan se vetë lojtari mezi po pret të kthehet në Shqipëri, që t’u tregojë të gjithëve ëndrrën e bukur që po përjeton në Slloveni.
“Ne duhet të harrojmë gjithçka sa i përket takimit të parë. Ishte padyshim fitorja më e bukur që kur erdha te Olimpija ajo ndaj Mariborit. Stadiumi kishte atmosferë të mrekullueshme dhe ne fituam 3-0, ku realizova edhe unë. Tani dua që të bëjmë edhe më mirë”, u shpreh Çekiçi për fitoren e fundit në kampionat ndaj Mariborit. /Shqiperia.ch/