
Ndërsa gazetarët dhe mediat shqiptare merren me Ardian Ismajlin dhe faktin nëse është i penduar apo jo për zgjedhjen e bërë, të reja të fundit kemi nga Meritan Shabani. Talenti i jashtëzakonshëm i Bajernit të Mynihut, është lënë jashtë listës së Gjermanisë U-21, megjithëse pritej që t’i mbërrinte ftesa.
Tashmë ky futbollist është edhe më pranë Shqipërisë dhe Kosovës, e kjo do të ishte një arritje e mëdha për secilën prej tyre, pasi Shabani zotëron aftësi të jashtëzakonshme. I aftë për të bërë diferencën dhe me një të ardhme të ndritur përpara, ky mesfushor do të ishte luks për kuqezinjtë dhe dardanët.
Por ende nuk dihet saktësisht nëse Shabani ka marrë vendimin përfundimtar për të lënë Gjermaninë, pasi mediat shqiptare kanë të tjera probleme për të zgjidhura: “Futbollistët që kanë ardhur së fundmi te Shqipëria, a janë penduar vallë që të gjithë”?. /Shqiperia.ch/
🇩🇪 💪 Die deutsche #U21 reist mit 2️⃣7️⃣ Spielern ins Trainingslager nach Südtirol. Hier ist der vorläufige Kader für die Europameisterschaft (16. bis 30. Juni) in Italien und San Marino. #Herzzeigen #U21EURO
Alle Infos ➡️ https://t.co/Xfin7xWzyP pic.twitter.com/daWbl2LOgK
— DFB-Junioren (@DFB_Junioren) May 22, 2019