
Mes disa mungesave të përmendura në listën e publikuar nga Shqipëria, ajo që është harruar edhe nga opinion sportiv, është futbollisti i Makabi Netanjas. Flitet për Jahmir Hykën, ose siç e quanin te ish-ekipi i San Jose Earthquakes, “Hykachu”.
Në kohët e fundit edhe ky sulmues ka shkëlqyer, duke rezultuar vendimtar me golat e shënuar. Megjithatë kjo nuk e ka bindur trajnerin Reja, që në bazë të skemave që ka projektuar për t’i zbatuar në takimet e rradhës, e ka lënë jashtë. Pak është folur në lidhje me këtë mungesë, pasi përqëndrimi ka qënë tek të tjerë futbollisti si Bare, Manaj, Çekiçi apo edhe Seferi, që mbeten emra potencialë për t’u thirrur në të ardhmen. /Shqiperia.ch/