You are here
Home > Kombëtarja > Mavraj përfundon në ligën e tretë: Një gjë nuk u kuptova, kush luante në shtëpi dhe ishte te e dyta?

Mavraj përfundon në ligën e tretë: Një gjë nuk u kuptova, kush luante në shtëpi dhe ishte te e dyta?

Mërgim Mavraj po kalon një nga momentet më kritike të karrierës, teksa me ekipin e Ingolshtadit e ka humbur fazën e ‘Play Offit”, për t’u rrëzuar kështu në ligën e tretë të Gjermanisë. Pavarësisht fitores së parë me rezultatin 1-2 ndaj Wehenit, ndeshja e kthimit dhuroi një fitore surprizuese për këta të fundit me shifrat 2-3.

Tashmë mbrojtësi shqiptar do të luajë në një divizion më të ulët dhe futbolli i niveleve të larta është për t’u harruar. Në intervistën pas ndeshjes, lojtari i Kombëtares është shprehur se nuk e ka kuptuar se cili ekip luante në shtëpi, duke parë paraqitjen në fushë. ‘Nëse ne nuk do të ishim kaq të mërzitur, ju do të shpreheshit se ishim këtu gabimisht. Shpenzuam ato 45 minutat, me pjesën e parë që thjeshtë ishim në gjumë të thellë. Por një gjë nuk u kuptua, kush po luante në shtëpi dhe ishte në ligën e dytë…”, ka thënë Mavraj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top