
Pas një promovim historik 2 vjet më parë në P1 Brabant (Rajonal), Kosova feston një tjetër promovim historik në nivelin kombëtar të futbollit (D3 Belge).
Kosova e mbylli sezonin në vendin e 2-të në kampionat, vetëm 1 pikë më pak se lideri. Vendi i 2-të për shqiptarët është sinonim i play-off për promovim. Kundërshtari është një tjetër skuadër belge, RJ Rochefortoise FC (Namur).
Në stadiumin e “Roshëforit”, loja filloi, por vetëm në 30 minuta, rezultati ishte 3-0 për Roshëfor. Fundi i pjesës së parë me një rezultat 3-1 në favor të kundërshtarit (1 penalti i humbur Kosova dhe 1 gol e Kosovës anuluar nga gjyqtari).
Në pjesën e 2-të, Kosova filloi me një lojë shumë profesionale, luftarak dhe me një dëshirë për të fituar lojën. Ka pasur shumë tensione në fushë dhe në tribuna pas 3-2 dhe një kartoni i kuq për kundërshtarin. Ndeshja u mbyll me një fitore 3-5 për shqiptarët dhe zyrtarisht promovon në D3 Belge. Lojtarët dhe stafi festoi me tifozët, Ultras Kosova, këtë sukses.
FC Kosova Schaerbeek është i vetmi klub shqiptar i futbollit në Belgjikë i krijuar nga shqiptarët në vitin 1991. Klubi është i regjistruar si klub i Brukselit, nga Komuna e Schaerbeekut (Në “Skarbek” jetojnë shumë Shqiptarë dhe ka edhe një busti të Skënderbeut pranë stadiumit). Presidenti i klubit, Z. Rami Islamaj, është një ish futbollist dhe një biznesmen lokal shqiptar dhe Z. Naser Uertani është trajneri i skuadrës me shumë eksperiencë. Një tjetër objektiv për Kosovën për sezonin e ri : një renditje e mirë në D3 për të përfaqësuar flamurin Shqiponja me dy krena.
(Shkrimi i mbërritur në redaksinë e “Shqiperia.ch”)