
Prej pak javësh, trajneri i ri i Shqipërisë kishte grumbulluar disa lojtarë, për të vëzhguar nga afër gjendjen e tyre fizike dhe nëse do të kenë aftësitë e duhura për të zbatuar skemat e tij. Natyrisht dita e sotme ishte edhe vendimtare për disa futbollistë, pasi italiani i kuqezinjve tanë, pak orë më parë bëri zyrtare edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e ardhsme të eleminatoreve të muajit qershor.
Edhe këtë herë nuk kishin si të mungonin ndryshimet, pasi kishte disa surpriza te Kombëtarja, por edhe mungesa. Nga këta të fundit, vihej re mungesa e mesfushorit veteran të kuqezinjve, Andi Lila. Ky i fundit numëron plot 68 ndeshje me fanellën kuqezi dhe është një nga futbollistët që ka më së shumti paraqitje me Shqipërinë.
Këtë herë 33-vjeçari ka nuk do të ketë mundësi të luajë me ekipin e Rejas, pasi dhe gjendja e tij aktuale tek grekët e Giannas nuk është e mirë. Kujtojmë që ekipi grek, këtë sezon ra nga kategoria dhe kanë nisur largimet e shumta, ku edhe Lila me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e tyre vitin e ardhshëm.
Futbollisti nuk ndodhej në gjendjen fizike më të mirë, pas një dëmtimi që e la gjatë jashtë fushës së blertë. Gjithsesi, duket se veterani i kuqezinjve pritet të kalojë një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij, pasi nuk është aktualisht pjesë e Kombëtares dhe me shumë gjasa do të mbetet edhe pa klub./Shqiperia.ch/