
Trajneri Reja është paraqitur në ditën e sotme në konferencën për shtyp, atje ku ka folur për dy takimet e ardhshme të Shqipërisë. Me listën e plotë të publikuar, i vetmi ndryshim ishte ardhja e mbrojtësit të Veronës, Marash Kumbulla.
Pjesa tjetër nuk ndryshonte, ndërsa për herë të dytë rradhazi ftohej edhe Kristi Qose. Trajneri Reja nga ambientet e “Tropikal”, u shpreh se ka folur me të gjithë lojtarët dhe dëshirojnë që të ndiejnë fanellën.
“Janë 18 lojtarë që kanë qënë me De Biazin dhe të tjerë që kanë qënë me Panuçin. Më duhet të kem kohë, që të vlerësojë edhe lojtarët, prandaj nuk grumbullova shumë të rinjtë. Ju e patë edhe javën e kaluar, kemi parë edhe katër lojtarë të Partizanit që më kanë pëlqyer. Kam shumë lojtarë që i kam ndjekur, por këto janë zgjedhjet e mia.
Objektivi ynë është që të besojmë në mundësitë për të vazhduar më tej në Europian. Janë 5 skuadra dhe dy të parat kualifikohen. Ne duhet të rregullojmë njëherë pjesën mbrojtëse, më pas atij sulmuese. Kam folur me lojtarët, në mënyrë personale me të gjithë. Lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndiejnë fanellën. Unë e kam parë edhe te lojtarët shqiptarë që vijnë jashtë, që e ndiejnë shumë fanellën.
Stërvitja e vërtet do të nis që nga sot. Ekuilbri i lojës kishte disa mungesa mesa pashë unë. Dua që të skuadra të jetë kompakte në fushë. Janë vetëm 11 lojtarë që do të luajnë, por të gjithë ata që vijnë këtu, duhet të jenë krenarë. Mua nuk më shpëtojnë as detajet më të vogla. Me Lenjanin kam sqaruar gjithçka që në Zvicër.
Ka problem ndonjëherë mes trajnerit dhe lojtarit, por këta të fundit duhet të jenë krenar kur thirren nga Kombëtarja. Do mundohem të luajë me dy pika kyçe, kur të humbet topi, të jenë mbrojtësit para që të sulmojnë për të rikuperuar gabimin. Atëherë sa i përket mbrojtjes, nuk e kam vendosur akoma nëse do të jemi me 3 apo me 4. Berat Gjimshiti do të operohet në ditën e sotme. Më vjen keq sepse këtë lojtar e kam marrë unë te Atalanta.
Çekiçi është një lojtar që e kam parë, por kishim disa alternativa të tjera në këtë krahë. Do ta rishikoj dhe ai mund të jetë pjesë e Kombëtares. Atje ku jetoj unë, disa shqiptarë më kanë ndihmuar të ndërtojë shtëpinë. Shpresoj të shembet, tani kërkoj unë që të ndërtojë një shtëpi”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/