
Donjet Shkodra ka shënuar një gol spektakolar në Kazakistan. Mesfushori shqiptar është pjesë e skuadrës së Shakhtar Karagandy, ndërsa kanë humbur gjatë ditës së sotme me Kairat Almat, në shifrat 1-2.
Lojtari shqiptar hapi takimin, me një realizim fantastik nga distanca. Pasi e morri topin nga jashtë zone, Shkodra nuk u mendua dy herë për ta dërguar në rrjetë. Një realizim nga ato që bëhen vetëm njëherë, duke i surprizuar të gjithë në Kazakhistan. Më parë ky futbollist ka qënë pjesë e Superiores, duke u aktivizuar për Flamurtarin dhe Kukësin. /Shqiperia.ch/