Kosova ka një problem shumë të madh përpara dy ndeshjeve të rradhës, pasi është dëmtuar edhe Herolind Shala. Më parë ishin Hekuran Kryeziu dhe Valon Berisha që kishin të konfirmuar mungesat e tyre për shkak dëmtimesh.
Të tre këta futbollistë kishin edhe shiritin e kapitenit, si zëvendës të njëri-tjetrit. Tashmë Shaland do të mendojë për futbollistin që do të jetë udhëheqësi i dardanëve. Teorikisht duhet të jetë Milot Rashica kapiteni më i ri i Kosovës. Sulmuesi 22-vjeçar i Werderit i ka të djegur të gjitha etapat, duke shkëlqyer në këtë kampionat. Pavarësisht moshës së re, shiriti i takon atij lojtari që dallon nga të tjerët në fushë, prandaj të gjitha gjasat janë për Milot Rashicën. /Shqiperia.ch/