Qëndresa Krelani është komentatorja e vetme sportive në trevat mbarëshqiptare. Padyshim një nga femrat më të përgatitura sa i përket botës së futbollit, duke ofruar gjithmonë analiza të një kalibri tjetër.
Por në karrierën e nisur si komentatore, ka pasur edhe momente të sikletshme. Fundja, të gjithë qëniet njerëzore kanë lindur për të bërë gabime. Krelani ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku tregon një ndodhi të veçantë me Edon Zhegrovën:
“Më kujtohet shumë mirë ndeshja me Danimarkën. Edon Zhegrova, faktikisht është një djalë i dashuruar shumë me vetveten. Kishte një mundësi të artë dhe ishte i lirë të pasonte ose gjuante. Në atë moment, kam harruar të mbyll komentimin tim dhe thashë me zë gjatë transmetimit: ‘’Po gjuaje o idiot’’, ka thënë Qëndresa Krelani. /Shqiperia.ch/