Legjenda e Milanit, Dejan Saviçeviç, është njëkohësisht edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi. Së fundmi ka folur për mediat vendase, në prag të ndeshjes mes këtyre dy përfaqësueseve që do të zhvillohet në Podgoricë.
Takimi do të jetë me dyer të mbyllura, pas dënimit që mori Mali i Zi pas thirrjeve raciste ndaj Sterling. Kjo do të jetë një përballje e veçantë për dy futbollistë, Fatos Beqiraj dhe Arijanet Muriç. I pari luan me Malin e Zi, pavarësisht se është shqiptar.
Ndërsa në rastin e portierit të Kosovës, më parë ka qënë pjesë e të rinjëve të Malit të Zi. Saviçeviç ka treguar edhe prapaskenën e gardianit të Manchester City, që kishte vendosur një kusht, për të kërkuar vetëm ekipin A para se të shkonte te Kosova: “Muriqi na vendosi një kusht te Mali i Zi, për të luajtur vetëm me përfaqësuesen A. Megjithatë ai nuk kishte asnjë minutë të vetme në klub. Ne i thamë atij që nëse dëshironte të ishte në ekipin tonë të parë, atëherë duhej të gjente veten në skuadër”, ka thënë Saviçeviç. /Shqiperia.ch/