Kosova do të luajë dy takimet e rradhës në muajin qershor për kualifikueset e Europianit. Këto takime do të jenë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e ëndrrës, për të arritur në arenën më të rëndësishme europiane.
Sipas të gjitha gjasave, Shaland nuk do të ndryshojë dhe heq dorë nga formacioni i mëparshëm. Të vetmet lëvizje të reja, do të jenë ato të detyruarat. Kështu, pas dëmtimit të Kryeziut, pritet të jetë Halimi që do të marrë fanellën e titullarit.
Gjithsesi ajo që bie në sy, është se vetëm katër mbrojtësit e Kosovës, kanë realizuar në total 15 gola në kampionatet e tyre në Europë. Një shifër e frikshme kjo, që tregon se te dardanët nuk mund të shënojë vetëm portieri. /Shqiperia.ch/
Muriq
Kololli-Aliti-Rrahmani-Vojvoda
Shala-Halimi
Zeneli-Celina-Rashica
Muriqi