Kosova do të luajë dy takime të vështira në transfertë për kualifikueset e Europianit, ndërsa e gjithë vëmendja dhe dëshira e tifozëve, është për të vazhduar ecuria pozitive e rezultateve. Shpresat mbeten të mëdha, pasi lojtarët e Kosovës kanë kaluar një sezon fantastik në ekipet e tyre.
Për më tepër që organika e skuadrës është pasuruar edhe me futbollistë të rinjë me kualitet, si në rastin e Florent Hadërgjonaj. Pasi nuk gjeti hapësirat e duhura te helvetët, erdhi edhe bashkimi me Kosovën. Por ky nuk është momenti më i mirë sa i përket skuadrës për këtë lojtar, pasi po kërkon një largim në verë, sepse Adërsfilldi ka rënë nga “Premier League”. Në konferencën për shtyp, Shaland është shprehur: “Ndihem i lumtur që kemi Hadërgjonajn. Do të na ndihmojë, por problem është se nuk ka luajtur në 7 javët e fundit”, tha Shaland. /Shqiperia.ch/