You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lala zbulon bisedën: Ia thashë Rashicës, mos merr idhull palaço si Baloteli dhe Kasano

Lala zbulon bisedën: Ia thashë Rashicës, mos merr idhull palaço si Baloteli dhe Kasano

Altin Lala, legjenda e kombëtares shqiptare, është njëkohësisht edhe menaxheri i futbollistit më në formë, Milot Rashicës. Ky i fundit ka shkëlqyer me Werderin në këtë sezon, duke bërë gjithmonë diferencën nga pjesa tjetër e lojtarëve.

Në një intervistë dhënë për “Real Story”, Altin Lala është ndalur edhe te sulmuesi i Kosovës. Një nga këshillat e dhëna, ishte që ylli shqiptar të mos merrte për shembull futbollistët e njohur si Kasano dhe Baloteli. Arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet me sjelljen e tyre, për të zhvlerësuar gjithë aftësitë që këta lojtarë kishin në vete.

“Unë e kam thënë pesë vjet më parë. Nga të dhënat që ka Rashica mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë të Shqiptarisë. Është në rrugën e duhur, por duhet të shkosh deri në fund të kësaj rruge. Nëse vazhdon me këtë ritëm, padyshim që do ketë sukses.

Ka talentin, por mbi të gjitha është djalë i mirë dhe kjo është pozitive, pasi mund të jesh futbollist i mirë, por mund të jesh dhe “idiot”. Rashica është lojtar shumë i mirë por dhe djalë shumë i mirë. I kam thënë që mos merr për idhull Kasanon apo Balotelin, këto “palaço” që nuk e dinë ku janë. Të jesh futbollist i mirë mbi të gjitha duhet të jesh dhe njeri me karakter”, ka thënë Lala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top