You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Përrallat e mediave! E zyrtarizuan te Kosova, çfarë ndodhi me të pavendosurin më të madh shqiptar?

Përrallat e mediave! E zyrtarizuan te Kosova, çfarë ndodhi me të pavendosurin më të madh shqiptar?

Suedi, Shqipëri…Shqipëri dhe Kosovë! Kjo është historia e të pavendosurit më të madh shqiptar në histori, Loret Sadikut. Mbrojtësi në fjalë kërkoi fillimisht të luante për Kombëtaren e Suedisë.

Kur e kuptoi sesa e shfrenuar ishte ëndrra, e ktheu kërkesën e tij për t’iu bashkuar Shqipërisë. Asokohe do të ishin kuqezinjtë që nuk do e grumbullonin Sadikun, ndërsa në kohën e Panuçit kur ftesa do i dërgohej lojtarit, do të vinte edhe kthimi i restos për të justifikuar mos ardhjen me një dëmtim fantazmë.

Më vonë do të dilte në media edhe dëshira e futbollistit për t’iu bashkuar Kosovës. Shumë media në trevën shqiptare u shprehën se Sadiku do t’i bashkohej dardansve në qershor, për ta bërë fakt të kryer. Por në listën e Shaland mungonte edhe njëherë ky emër, pasi qartësisht në rregullat e organizmave europianë, nuk lejohet që një futbollist të ndryshojë zgjedhjen për Kombëtaren në më shumë se 2 raste. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top