
Mali i Zi do të luajë përballë Kosovës në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje shumë e vështirë kjo për dardanët, që kërkojnë historinë këtë herë. Stefan Jovetiç është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Kosovës.
Kjo rrit edhe më shumë shanset, që kapiteni i Malit të Zi të jetë një shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për Fatos Beqirajn. Lojtari i Netanjas mund të ketë shiritin e kapitenit në atë përballje, pasi Stefan Jovetiç nuk mund të luajë. Megjithatë duhet të shihet vendimi i trajnerit, që në disa raste ia ka besuar rolin e udhëheqësit edhe mbrojtësit të Atletiko Madridit, Saviç. /Shqiperia.ch/