
Kastriot Dërmaku ka qënë i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me Migjen Bashën, për të folur për dy ndeshjet e rradhës. Mbrojtësi i Kosenzës është shprehur se ka luajtur me tre mbrojtës edhe në Itali, duke shprehur gatishmërinë për një skemë të re që mund të përdorë Reja.
Nga ana tjetër, janë konfirmuar interesimet nga Seria A, për të marrë mbrojtësin në fjalë në organikën e skuadrës së tyre. “Personalisht kam luajtur me tre dhe katër mbrojtës te Kosenza. E dimë që ato ndeshje janë të vështira. Konkurrenca është e madhe dhe pozitive, pasi ka shumë lojtarë të fortë këtu në Kombëtare.
Sa i përket trajnerit Reja, jemi shumë më të lirshëm tani, por nuk jemi bashkuar ende të gjithë. Kam biseduar me menaxherin për disa oferta për në Serinë A, por mbetet të shohim. Idhulli im është Pike që e pëlqej së teërmi, por edhe Romanjoli në Itali”, ka thënë Dërmaku. /Shqiperia.ch/