
Shqipëria U-21 ka publikuar listën për ndeshjet që do të zhvillojë në muajin qershor. Kuqezinjtë që drejtohen nga Alban Bushi kanë në organikën e tyre lojtarë shumë kualitativ.
Së fundmi, grupit i është bashkuar edhe talenti që debutoi në moshën 17-vjeçare në Seria A, Anxhelo Ndrecka. Historike për një lojtar shqiptar për një arritje të tillë, që kurorëzohet me ftesën e Shpresave. Në listën e publikuar nga Panorama Sport, shihet edhe një tjetër grumbullim i Emiliano Bullarit. /Shqiperia.ch/