You are here
Home > Futboll Bota > Kuriozitet/ Kundërshtari i rradhës i Shqipërisë, Islanda ka më shumë dele sesa banorë

Kuriozitet/ Kundërshtari i rradhës i Shqipërisë, Islanda ka më shumë dele sesa banorë

Shqipëria do të luajë një sfidë shumë delikate në qershor përballë Islandës, atje ku do të diskutohet shumë edhe sa i përket fateve të grupit tonë. Megjithëse jemi ende në fillim të rrugëtimit, nëse mund të themi kështu, një tjetër humbje e kuqezinjve, do të bënte që t’i jepnim lamtumirën pretendimeve tona për kualifikim.

Por ndaj kujt kundërshtari do të luajmë? Fatkeqësisht, përballë nesh është një model futbolli që i jep “shuplakë” gjithë Europës. Shteti me popullsinë më të ulët, arriti historinë e tij duke marrë pjesën në Euro 2016, ashtu si edhe Shqipëria.

E ndërsa shumë nisën të flisnin për rastësitë, rrugëtimi i Islandës në atë Europian dhe kualifikimi i menjëhershëm për në Botëror, tregoi më së miri sesa shumë u gabuan me të. Një punë e ardhur me investim të madh tek të rinjtë, që në hapat e para, gjithmonë do të shpërblehet dhe kjo ndodhi në këtë rast.

Numri i banorëve është i fundit që ka rëndësi, për të folur për potencialin real të një Kombëtare në arenën e sportit, pasi Kina nuk arrin thuajse asnjëherë të surprizojë tifozët. Sa i përket pjesës së kurioziteteve, ”Marca’’ në vitin 2016 kur Islanda arriti në Europian publikoi edhe një artikull interesant. “Ështe e faktuar se ky shtet ka më shumë dele sesa banorë. Rreth 600.000 dele ndodhen në Islandë, ndërsa gjysma e kësaj shifra, përbëjnë pjesën e njerëzve që e popullojnë vendin’’. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top