You are here
Home > Kryefaqja > Salihi flet për aventurën e re: Fat që e nis me Rejan, po ndiej më shumë përgjegjësi

Salihi flet për aventurën e re: Fat që e nis me Rejan, po ndiej më shumë përgjegjësi

Nuk janë të paktat rastet kur futbollistët tërhiqen nga karriera e të luajturit dhe menjëherë i krijohen hapësira në stafet teknike apo drejtuese të skuadrave të ndryshme. I tillë është edhe rasti i ish bomberit të Kombëtares, Hamdi Salihi, teksa shkodrani me ardhjen e Edi Rejas në krye të kuqezinjve, menjëherë është spostuar në krah të tij.

Salihi u shkëput nga futbolli i luajtur pasi edhe mosha e tij nuk mund tia lejonte më këtë gjë, ku ka kapur një karrierë mjaft dinamike dhe me shumë arritje. Që prej asaj kohe, Salihi gjendet në krah të trajnerit italian, duke ndihmuar këtë të fundit në përgatitjet që po bënë me Kombëtaren për dy ndeshjet e ardhshme të eleminatoreve të Europianit që do zhvillojë në muajin qershor.

Kjo eksperiencë e re e Hamdiut, është një kënaqësi më vete për të, pasi në një prononcim të tijin për “Supersport” u shpreh se është një përgjegjësi akoma më e madhe se gjatë kohës që luante në fushë.

“Kënaqësi dhe krenari e madhe që jam në ekip kombëtar. Madje kjo është përgjegjsi më e madhe se e lojtarit.Tani po mundohem që ti përçojë në mënyrën e duhur idetë e mia. Mund ta quaj fat që e nis me dikë që ka eksperiencë të madhe si trajner, pasi ka 40 vite në atë post”, ka thënë Salihi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top