You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqipërinë apo Kosovën? Mos e ndani zemrën, na shpëton fatmirësisht kalendari

Shqipërinë apo Kosovën? Mos e ndani zemrën, na shpëton fatmirësisht kalendari

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë dy takimet e tyre për kualifikueset e Europianit, në fillimin e muajit të ardhshëm. Tifozët shqiptarë e kanë ndarë zemrën në dy pjesë në kohët e fundit, pasi duhej të zgjidhnin se kë do të shikonin, për shkakun e përplasjeve të orareve.

Por fatmirësisht në qershor kalendari na shpëton, pasi mund t’i shohim lehtësisht si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën. Dardanët do të kenë ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi në datën 7 qershor, ndërsa Shqipëria luan në transfertë ndaj Islandës një ditë më vonë.

Shaland do të përballet tre ditë më vonë ndaj Bullgarisë, ndërsa Shqipëria do të pres Moldavinë në datën 11 maj. Në kushte të tilla, sportdashësit mund t’i shijojnë të katërta ndeshjet me emocione të jashtëzakonshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top