You are here
Home > Kombëtarja > Përpara syve të Rejës dhe Salihit, në ”Tropikal” vjen edhe një tjetër lojtar shqiptar

Përpara syve të Rejës dhe Salihit, në ”Tropikal” vjen edhe një tjetër lojtar shqiptar

Reja po vazhdon me stërvitjen e një pjese të lojtarëve shqiptarë në “Tropikal’, për t’i pasur të gatshëm në përballjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Gjithashtu në këtë grumbullim të rrallë, janë bashkuar edhe disa futbollistë të U-21 që do të shkojnë te Alban Bushi.

Së fundmi, FSHF përmes njoftimit për mediat, është shprehur se mesfushori Jurgen Çelhaka do t’i bashkohet pjesë tjetër të lojtarëve në “Tropikal”. Mesfushori i Tiranës është pjesë e Shqipërisë U-20.

Por këto ditë stërvitje për të do të jenë ndryshe, pasi do të ketë vështrimin e trajnerit Edi Reja, pa harruar edhe Hamdi Salihin. Bomberi i Kombëtares është personi që merret së tepërmi me stërvitjen e lojtarëve që luajnë me grupmoshat e vogla të kuqezinjve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply