
Maqedonia e Veriut ka publikuar listën zyrtare sa i përket futbollistëve që ka grumbulluar për ndeshjet e qershorit. Ajo që veçohet në të, është se janë pjesë e kësaj përfaqësuese 6 shqiptarë.
Dy prej tyre janë nga ekipi shqiptar i Tetovës, Shkëndijës. Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Ferhan Hasani, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski, janë lojtarët shqiptarë që janë thirrur nga ana e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e parë do të jetë përballë Polonisë, ndërsa e dyta me Austrinë. /Shqiperia.ch/