
Vetëm para pak orësh nga zyrtarë të klubit të Shkëndijës së Tetovës, u raportua se ekipi shqiptar i Maqedonisë po kontakton lojtarë të kombëtares shqiptare për merkaton e verës. Skuadra e trajnerit Osmani është shpallur kampion edhe këtë vit, duke i lënë targat rivalit të përjetshëm, Vardarit.
“Supersport” ka zbardhur edhe emrin e parë kuqezi që pritet t’i bashkohet menjëherë Shkëndijës. Bëhet fjalë për mesfushorin që luan me Gabalan në Azerbajxhan, Sabien Lilaj. Ky i fundit do të nisë një aventurë të re te kuqezinjtë në Maqedoni, për ta nisur që eliminatoret në “Champions League”. /Shqiperia.ch/