
Din Sula ka lënë shenjë në Belgjikë menjëherë pas debutimit te Waasland Beveren. Teksa hyri në minutën e 88, sulmuesi i Shqipërisë U-21 ka gjetur bukur shokun e skuadrës, për të shënuar edhe golin e katërt në fitoren e skuadrës së tij në shifrat 2-4 ndaj Mouscronit.
Këtu flitet për një talent të jashtëzakonshëm, që më parë ka luajtur edhe me moshat e Belgjikës. Problemi i vetëm te Waasland është trajneri boshnjak, Custovic. Ai ka marrë një sulmues malazez, duke ia zvogëluar hapësirat Sulës.
Por pavarësisht kësaj, vlerat e mëdha të futbollistit kuqezi dëshmohen edhe në situata të tilla. Edhe sa i përket Shqipërisë U-21, lojtari në fjalë ka arritur të shënojë në vetëm 1 ndeshje që ka zhvilluar me këtë fanellë. /Shqiperia.ch/