You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lojtari më i përmendur shqiptar flet për këtë sezon: Njërin sy të qeshur, e tjetrin të përlotur

Lojtari më i përmendur shqiptar flet për këtë sezon: Njërin sy të qeshur, e tjetrin të përlotur

Milot Rashica është padyshim futbollisti shqiptar më i përmendur sa i përket sezonit që po lëmë pas. Futbollisti i Kosovës ka rezultuar vendimtar për Werder Bremen, duke rezultuar si vendimtar thuajse në çdo ndeshje.

Por fundi nuk është ai i duhuri për Rashicën, pasi nuk ka arritur të marrë një vend në Europë me skuadrën e tij, vetëm për një pikë më pak se kundërshtari që renditet më sipër. Futbollisti i Kosovës ka reaguar në “Instagram”, duke u shprehur se është me njërin sy të qeshur e tjetrin të përlotur.

“Të mbyllësh sezonin me fitore është kënaqësi. Arritja deri në gjysmëfinale të Kupës dhe humbja e Europës për vetëm një pikë më bën ta kujtoj këtë sezon me një sy të qeshur dhe tjetrin të përlotur”, shkruan Rashica. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top